Kurti e Osmani mes ushtarëve: Ushtria jonë, shtetësia jonë
1 min read
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, kanë vizituar sot pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës të cilët janë pjesë e ushtrimeve “Defender – Europe 21”.
Kurti së bashku me Osmanin këtë të premte kanë qenë në Gjakovë ku ushtarët e Kosovës po marrin pjesë në këtë trajnim me ushtritë më të forta botërore, si ajo e SHBA-së.
Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se FSK-ja është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin e Kosovës.
Ndërsa, Osmani është shprehur se Forcat e Kosovës janë sinonim i shtetësisë, transmeton Klankosova.tv.
Burimi i lajmit: Klan Kosova