Kurti: Këtë deri në fund të vitit vaksinohen 60 për qind e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 60 për qind e popullsisë do të vaksinohet deri në fund të vitit 2021.

Kjo falë marrëveshjes me “Pfizer” për blerjen e 1 milionë e 200 mijë vaksinave, njofton Insajderi.

“Në ditën e 66-të të qeverisjes, imunizohet viti 2021. Mbi 1.2 milion doza do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë. Pra, ka negociata të suksesshme tonat: urime komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë për arritjen e marrëveshjes me Pfizer”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shifrën e dozave të vaksinave në një konferencë për media e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kosova ka pranuar deri më tash 177 mijë doza vaksinash – të gjitha donacione. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder

Author: admin