December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Lajmërojeni Policinë nëse e shihni këtë person

1 min read

Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmë për arrestimin e Malë Sejfijaj. Ai po kërkohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, raporton Botapress.

Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të të kërkuarit, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë./Gazeta Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press