Lakers fitojnë lojë playoff-i në shtëpi pas nëntë vjetësh
1 min read

Los Angeles Lakers sezonin e kaluar u shpallën kampionë por playoff-i ishte zhvilluar në terrene neutrale shkaku i masave anti-COVID.
Kështu, edhe pse kampionë në fuqi, Verdh e Vjollcët e shënuan fitoren e parë në shtëpi, gjegjësisht në “Staples Center”, pas nëntë vjetësh.
Anthony Davis udhëhoqi vendësit drejt fitores me 34 pikë e 11 kërcime.
Në anën tjetër, DeAndre Ayton me 22 pikë e 11 kërcime ishte i pari te Suns.
Me këtë fitore Lakers udhëheq 2:1 në serinë ndaj Suns.
[embedded content]
Burimi i lajmit: Klan Kosova