November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Lansohet videoklipi i këngës “You” të Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae – Telegrafi

1 min read

Tashmë është publikuar edhe videoklipi i këngës së re të Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae.

“You” titullohet bashkëpunimi i tre yjeve ndërkombëtarë, që tani është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një performancë të mahnitshme, teksa klipi i plotë gjendet edhe në kanalin e Regard në YouTube.

DJ Regard (Foto: YouTube)

Duke qenë se është gjithnjë krenar me prejardhjen e tij, Dardan Aliu (emri i vërtetë) në një pjesë të videoklipit shfaqet në Biblotekën Kombëtare të Kosovës.

Lexo po ashtu:

Kënga e DJ kosovar, këngëtarit australian dhe artistes kanadeze fillimisht u publikua versionin ‘audio në muajin prill.

Tate McRae (Foto: YouTube)

Videoja origjinale ndërkohë për pak orë ka arritur të mbledh mbi 100 mijë klikime dhe reagimet e fansave ishin mjaft pozitive.

Të njëjtit javë më parë performuan projektin edhe në emisionin e komedianit amerikan, Jimmy Fallon, “The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon”. /Telegrafi/

[embedded content]

Burimi i lajmit: Telegrafi