Leonora Jakupi iu gëzua lehtësimit të masave antiCOVID: Ishte momenti…
1 min read

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, i është gëzuar lehtësimit të masave antiCOVID, njofton Klan Kosova.
Në një intervistë në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova – “Ora 7”, ajo tha se ishte momenti të hapen aktivitetet artistike.
“Mendoj që është momenti të hapen aktivitetet tona artistike sepse na munguan. Vetëm ne kemi mbetur pa u hapë”.
Ndër të tjera, artistja tha se nuk e ka kaluar ende koronavirusin dhe aktualisht nuk po kujdeset shumë.
“Kam bërë shumë teste dhe tani nuk e kam më atë frikën, jemi lodh pak prej kësaj situate”, tha Jakupi ndër të tjera.
Burimi i lajmit: Klan Kosova