December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Leonora Jakupi kujton Leze Qenën: Ishte ikonë e Princ Kafe Turke (VIDEO)

1 min read

Leonora Jakupi ka folur për bashkëpunimin e saj që ka ndër vite me kompaninë Devolli dhe Princ Kafe Turke.

Këngëtarja e njohur shqiptare kujtoi në emisionin e mëngjesit “Ora 7”, reklamat me të ndjerën Leze Qena, e cila ishte ikonë e Princ Kafe Turke.

“Kam shumë kujtime me kafen turke, Devollin dhe Leze Qenën. Ajo ka qenë një ikonë e skenës tonë dhe ikonë e Princ Kafe Turke. Të realizosh reklama sot me mungesën e saj, është shumë e vështirë”, tha Jakupi.

Mes tjerash, artistja e cila numëron shumë hite me miliona klikime në platformat online, tha se në dy xhirimet e fundit për Princ Kafe Turke, e ndjeu më së shumti mungesën e saj pasi është motivuar nga Qena.

“Gjithmonë më ka motivuar. Kur e ke pa atë, e ka pi një kafe dhe ka pushu pak, nuk përtonte dhe ka vazhdu. Mungesë shumë e madhe, përveç skenës dhe teatrit shqiptar edhe për konsumatorin e princit është mungesë e madhe. Ka qenë zonjë e cila me ëmbëlsinë e vet të ka bërë përvete. Gjithë djemtë dhe vajzat me të cilët kemi punuar, i ka motivuar. Ishalla ia arrijmë qëllimit të realizojmë reklama të bukura pa të”, tha Jakupi, njofton Klan Kosova.

Burimi i lajmit: Klan Kosova