Mahrez për finalen e Ligës së Kampionëve: Për mua është veç një lojë futbolli
1 min read

Mesfushori i Manchester City-t, Riyad Mahrez, ka thënë që finalja e Ligës së Kampionëve nuk është e lehtë porse për të është vetëm një lojë futbolli.
“Sigurisht që ndjeni presion pra ndeshjeve, por është presion i mirë. Duhet ta ktheni në vetëbesim dhe personalitet”, ka thënë Mahrez për Goal.
“Nuk do të thosha se është e lehtë por për mua është në rregull. Nuk i bëj presion vetes – vetëm luaj sikur është një lojë e rëndomtë”.
“Qartazi, duke e kuptuar që është finale e Ligës së Kampionëve, por është vetëm një ndeshje futbolli për mua”.
Burimi i lajmit: Klan Kosova