November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Maignan zyrtarisht pjesë e Milanit, firmos për 5 sezone me kuqezinjtë – GazetaBlic

1 min read

Mike Maignan është zyrtarisht pjesë e Milanit. Portieri me origjinë nga Guajana franceze, që sapo fitoi titullin kampion të Francës me Lille, ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin kuqezi deri në verën e 2026-ës.

Gardiani 25-vjeçar është rritur në sektorin e të rinjve të Paris Saint Germain, ndërsa 6 vite më parë u transferua te Lille, ku veçanërisht tre sezonet e fundit është shndërruar në titullar absolut dhe një nga pikat më të forta të klubit francez.

Maignan ka zgjedhur të veshë fanellën me numër 16 te Milani dhe pritet të marrë vendin e titullarit të portës, i lënë bosh nga Gianluigi Donnarumma, i cili preferoi të mos rinovojë kontratën me kuqezinjtë dhe do të largohet me parametra zero.

Pasi ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të kombëtares franceze, 25-vjeçari Maignan është përzgjedhur nga Didier Deschamps për të qenë pjesë e “gjelave” edhe në Kampionatin Europian dhe vetëm më pas do të vihet nën urdhrat e Stefano Piolit.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic