December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë – KOHA.net

1 min read

Në Kosovë aktualisht janë duke u trajtuar me COVID-19 2.987 persona. Në Javët e fundit vendi ka shënuar ulje të rasteve të vdekjeve por edhe rasteve pozitive me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar të enjten se nga 2.460 testime, 23 kanë rezultuar pozitive ndërsa një 64-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur.

“Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Burimi i lajmit: Koha.net