December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mbi 26 mijë nxënës të klasëve të nënta i nënshtrohen testit të arritshmërisë sot

1 min read

Nxënësit e klasëve të nënta do t’i nënshtrohen sot testit të arritshmërisë, njofton Insajderi.

Mbi 26 mijë nxënës presin të fillojnë testimin që do t’i ketë 100 pyetje nga lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore e ato natyrore.

Këtë herë nuk do të jetë kriter kalimi por që pikët e mbledhura do t’iu shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm.

Testi i arritshmërisë do të mbahet në 155 qendra testimi në nivel vendi, e ku për monitorimin e mbarëvajtjes së këtij testi do të jenë të angazhuar mbi dy mijë administrator, raporton KP.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka treguar se rezultatet e testit të arritshmërisë pritet të shpallen me 7 qershor.

Për shkak të pandemisë COVID-19, forma e organizimit të sistemimit të nxënësve në klasë, duhet të realizohet një nxënës në një bankë kurse në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 15 nxënës. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder