November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mbi 61 mijë të vaksinuar në Kosovë kundër COVID-19

1 min read

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi ka thënë se deri të premten janë vaksinuar 61 mijë persona kundër COVID-19, shkruan Insajderi.

Bardhi ka deklaruar se gjatë ditës së premte në nivel vendi janë vaksinuar 500 persona në të gjitha qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës.

“Vetëm sot mbi 500 persona në nivel vendi janë vaksinuar, kurse nga dita e parë në nivel vendi mbi vaksinën e kanë marrë mbi 61 mijë persona”, ka thënë koordinatori i kësaj qendre.

Ai me tej, tha se procesi është duke shkuar në rregull dhe nuk ka ndonjë parregullsi.

“Procesi është duke vajtur shumë mirë, është në nivelin e duhur”, ka deklaruar Bardhi./Insajderi.com

Burimi nga Insajder