December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt kërkon sqarime për pesë çështje – KOHA.net

2 min read

12:09

Të akuzuarit e Speciales do të vaksinohen deri më 4 qershor

Në konferencën e pestë rreth ecurisë së çështjes ndaj Hysni Gucatit po diskutohen një sërë çështjesh.

Gjykata ka njoftuar se në këtë konferencë do të diskutohet çështja e hetimeve të kryera nga mbrojtja, qasja në dosjet, komunikimi mes avokatëve me të akuzuarit dhe problemi me përkthimin.

Problematikë për ecurinë po cilësohet edhe pandemia e koronavirusit, për shkak të izolimit të Holandës, ndërsa Gjykata ka bërë me dije se zyrtarët në Dhomat e Specializuara, përfshirë edhe të akuzuarit, do ta marrin vaksinën anti-COVID deri më 4 qershor.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vazhduar një pjesë të seancës me dyer të mbyllura për publikun dhe mediat, konkretisht në pikën që pati të bëjë me nxjerrjen e materialit provues.

08:03

Sot seanca e pestë mbi ecurinë e çështjes ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Sot nga ora 11:00 do të mbahet konferenca e pestë rreth ecurisë së çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, që më 25 shtator 2020 ishin transferuar në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Më 24 dhjetor 2020, gjykatësi i procedurës paraprake vendosi që t’i vazhdohet paraburgimi Haradinajt dhe mohoi kërkesën e tij për një seancë dëgjimore për këtë çështje.

Më 5 janar Haradinaj ka apeluar ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, por Paneli i Gjykatës së Apelit pranë Dhomave të Specializuara ka refuzuar apelin e Nasim Haradinaj kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

Burimi i lajmit: Koha.net