December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Merr flakë fabrika e tullave në Maminas-Shijak, lëndohet një punonjës dhe evakuohen banorët – Telegrafi

1 min read

Një fabrikë e tullave është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e sotme në Maminas, Shijak.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet zjarri është i përmasave të mëdha teksa tymi i zi është përhapur gjithandej në zonë.

Ende nuk ka detaje të tjera mbi shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa paraprakisht, raportohet për një punonjës të lënduar.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë evakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Po ashtu, janë evakuuar banorët, shtëpitë e të cilave gjenden pranë fabrikës në flakë.

“Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e policisë dhe zjarrfikëset, të cilët kanë evakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia. /Tch/Telegrafi/

[embedded content]

Burimi nga Telegrafi