May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Mësohen gjyqtarët që do e drejtojnë finalen e Ligës së Kampionëve – GazetaBlic

1 min read

UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të drejtojnë finalen e Champions League.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat do të drejtohet nga spanjolli, Antonio Mateu Lahoz, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndihmë të tij do të jenë edhe gjyqtarët e tjerë spanjollë: Pau Cebrian Devis dhe Roberto del Palomar.

Kurse për VAR do përkujdesen, Alejandro Hernandez, Juan Martinez Munuera, Inigo Prieto dhe polaku, Pavel Gil.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet nesër në Porto të Portugalisë me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic