December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ministri gjerman: BE-ja duhet të mbajë premtimet, Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim – Sinjali

1 min read

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se BE-ja duhet të mbajë premtimet e veta.

Sipas
Roth, liberalizimi i vizave për kosovarët duhej të kishte ndodhur deri tani
pasi Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet.

Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike. Liberalizimi i vizave për Kosovën do të duhej të ishte përmbushur prej kohësh, jo sepse këtë e dëshiron Michael Roth, por sepse Komisioni ka përcaktuar që kushtet janë përmbushur dhe po kështu, edhe tani është e njëjta gjë. Kushtet janë përmbushur, pra, duhet ta mbajmë fjalën, por Bashkimi Evropian është i strukturuar në çështje qendrore pikërisht mbi arritjen e konsensusit. Të gjitha shtetet e BE-së duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, tha Roth për Deutche Welle gjatë vizitës së tij në Tiranë./Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali