December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ministri gjerman: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, BE t’i mbajë premtimet

1 min read

Ministri gjerman i Shtetit për Evropë, Michael Roth, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash.

“Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike. Liberalizimi i vizave në Kosovë do duhej të ishte përmbushur prej kohësh, jo sepse këtë e dëshiron Michael Roth, por sepse Komisioni ka përcaktuar që kushtet janë përmbushur dhe po kështu, edhe tani është e njëjta gjë”, ka thënë Roth, raporton Deutsche Welle.

“Kushtet janë përmbushur, pra, duhet të mbajmë fjalën, por Bashkimi Europian është i strukturuar në çështje qendrore pikërisht mbi arritjen e konsensusit. Të gjitha shtetet e Bashkimit Europian të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, ka deklaruar ai nga Tirana, transmeton Klankosova.tv.

Burimi i lajmit: Klan Kosova