December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ministri i jashtëm grek javën tjetër në Kosovë

1 min read

10:48 / E Premte, 28 Maj 2021 / A. S

Javët e fundit, mediat e rajonit kanë shkruar se Greqia është duke shqyrtuar njohjen e shtetit të Kosovës, pasi po ndryshojnë raportet midis Kosovës dhe Greqisë.

Demokracia.com nga burimet e sigurta mëson se ministri i jashtëm grek do ta vizitojë Kosovën më 4 qershor. Kjo do të jetë hera e dytë që një ministër i jashtëm i Greqisë e viziton vendin zyrtarisht.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do ta vizitojë Kosovën më 4 qershor dhe do të takohet me liderët institucionalë kosovarë. Dendias do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, me kryeministrin Albin Kurtin, me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe me homologen e tij Gërvalla-Schwarz.

Pas shumë reagimeve mediatike se çka po ndodhë me raportet midis Kosovës dhe Greqisë, duke aluduar se kjo e fundit shpejtë do ta njohë Kosovën shtet të pavarur, Demokracia.com ka publikuar një dokument, në të cilin shpjegohet mirë sa ka gatishmëri Greqia ta njohë vendin tonë.

Burimi i lajmit: IndeksOnline