Momentet më të mira nga ribashkimi i “Friends” sipas BBC-së
2 min read

Të enjten mbrëma u publikua emisioni ku kasti i serisë së famshme amerikane “Friends” u bashkuan për diskutim, 17 vjet që kur kjo seri ka përfunduar.
Në fillim të programit Matt LeBlanc thotë se gjithçka po i duket më e vogël tani në sheshxhirim, dhe më pas ata pohojnë se ka episode që as që iu kujtohen t’i kenë xhiruar.
Gjatë programit po ashtu pati edhe fragmente nga prapaskenat e serisë që publiku nuk i kishte parë më herët.
Moment prekës ishte rrëfimi i Mathew Perry-t kur tha se gjatë tërë kohës e ndiente presionin e vlerësimit nga audienca dhe nevojën që ata të qeshnin.
Gjatë programit pati edhe rrëfime te tjera, sikur ai kur LeBlanc e kishte lëvizur supin nga vendi gjatë një skene të serisë, apo kur e luajtën kuizin e famshëm që e luanin në seri.
Pikë interesante ishin edhe mysafirët specialë të serisë si Justin Bieber, James Corden, Malala Yousafzai.
Në program u mësua nga producentët që Matt LeBlanc krejt në fund kishte arritur pas një gare të ngushtë me Louis Mandylor, që ta siguronte rolin e Joey Tribbiani-t.
Te “Friends” pati mysafirë edhe nga ata që kishin luajtur personazhe dytësore por me të cilët ishin familjarizuar fansat e zjarrtë të “Friends”.
Për fund, filmi i përfolur i “Friends”, sipas atyre që u thanë, nuk do të realizohet kurrë pasi që seria ishte përfunduar, sipas tyre, ashtu si i kishte hije.
Burimi i lajmit: Klan Kosova