May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Mourinho thërret Ronaldon te Roma – Telegrafi

2 min read

Jose Mourinho thuhet se i ka telefonuar Cristiano Ronaldos për të folur në lidhje me synimet e sulmuesit të Juventusit dhe për të sugjeruar Romën si një zgjidhje për të mbajtur avantazhet e taksave në Itali.

Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në qershor të vitit 2022, por disa raporte në Itali pretendojnë se kapiteni i Portugalisë mund të largohet nga Torino këtë verë.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, kthimi i Massimiliano Allegrit në Juventus nuk i pëlqen aspak ish-yllit të Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

Mediumi La Stampa zbulon se bashkatdhetari i tij dhe ish-trajneri i Real Madridit, Mourinho, i cili do të marrë drejtimin e Romës përpara sezonit 2021-22, e ka thirrur Ronaldon për të përshëndetur dhe donte të kuptonte qëllimet e tij.

Roma do të ishte një zgjidhje për të ruajtur avantazhet e normës së taksave italiane për të huajt, por gazeta nënvizon se një hipotezë e tillë do të ishte komplekse për një mijë arsye.

Raporti pretendon se Ronaldo duket gjithnjë e më shumë i mundshëm të largohet nga Juve dhe se agjenti i tij, Jorge Mendes, ka kontaktuar Manchester Unitedin lidhur me një kthim të bujshëm në Old Trafford.

Lexo po ashtu:

Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me Real Madridin, por paga aktuale prej 31 milionë eurosh në vit i tremb të gjithë.

Ronaldo përfundoi sezonin 2020-21 si golashënuesi kryesor në Serie A me 29 gola dhe ka shënuar 101 gola në 133 ndeshje që nga bashkimi me Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi