December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mozzik dhe Loredana rikthehen me projekt të ri muzikor “Rosenkrieg” – Telegrafi

1 min read

Mozzik dhe Loredana tashmë kanë prezantuar para fansave projektin e tyre të ri muzikor.

“Rosenkrieg” titullohet kënga më e re e çiftit të njohur shqiptar, të cilët rikthehen pas një kohe të gjatë me projekt të përbashkët.

Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa dyshja vijnë në skena nga më të ndryshmet – përfshirë këtu edhe një moment me vajzën e tyre të vetme, Hanën.

Loredana dhe Mozzik (Foto: Instagram)

Producimi i këngës është bërë nga Luka Katic dhe Nancho, ndërsa i është besuar produksionit “Fati Media Group GmbH.

Lexo po ashtu:

Projekti tani gjendet i plotë në kanalin zyrtar të Mozzik në YouTube, i cili për vetëm disa orë ka arritur të mbledh mbi gjysmë milionë klikime.

Loredana dhe Mozzik (Foto: YouTube)

Kjo po ashtu është pjesë e “No Rich Parents” – albumit të Loredanës dhe Mozzik që në vijim do të sjellin edhe këngë të tjera.

Prindërit e një vajze u rikthyen së bashku gjatë vitit që lamë pas dhe këtë kohë po qëndrojnë në Zvicër. /Telegrafi/

[embedded content]

Burimi nga Telegrafi