Naser Berisha nuk i ka problem klikimet, thotë se këngët e tij kanë jetëgjatësi
1 min read

Këngëtari i mirënjohur, Naser Berisha, ka publikuar para pak ditësh një këngë të re me titull “Fjala e thyer”, të cilën për fansat e tij e ka bërë së bashku me videoklip.
I ftuar sot në emision të mëngjesit në Klan Kosova, ai tregoi se këngët e reja që po i shkruan nuk do të thotë që janë përvojë personale, por që fantazon pak dhe i vendos në letër.
“Nuk kam shumë klikime, pra këngët e mia nuk eksplodojnë me klikime brenda natës, por kanë jetëgjatësi më të madhe”.
“Unë jam i lumtur kur shoh që ato që i kam publikuar para 20 vjetësh dëgjohen edhe sot me ëndje dhe madje edhe kur ripërpunohen nga artistë të rinj”, deklaroi ai.
Këngëtari foli edhe në lidhje me këngën e tij kushtuar nënës në 30 vjetorin e vdekjes së saj, duke thënë se këtë dedikim e ka pasur në mendje dhe e ka vendosur si të parën e albumit dhe se kur do bëhen 10 këngë do të del edhe albumi.
Naser Berisha njoftoi se jeton në Gjermani dhe se atje e ka një studio ku punon nga pak për vete dhe për disa artistë shqiptarë e gjermanë.
[embedded content]
Burimi i lajmit: Klan Kosova