May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Ndeshja e pestë finale në ABA Ligë do të jetë përcaktuese për titullin kampion, ndeshja vjen ekskluzivisht në Artmotion

1 min read

Ndeshja e pestë gjysmëfinale dhe e fundit në ligën më të fortë rajonale do të zhvillohet në Beograd.

Në katër takimet e mëparshme seria mes Zvezdës dhe Buduqnostit është e barabartë 2-2 dhe ndeshja e fundit do të vendosë për klubin që do të shpallet kampion.

Ballafaqimi final do të luhet nga ora 20:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 2.

20:30               ZVEZDA – BUDUQNOSTI             ART SPORT 2

Në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Beograd, Zvezda arriti që të triumfonte në dy raste, duke qenë shumë afër titullit kampion.

“Ylli i kuq” fitonte në takimin e parë me rezultat 82-78 dhe në ndeshjen e dytë me rezultat 85-79.

Por, kur ballafaqimet kaluan në Podgoricë ishte Buduqnosti që përmbysi gjithçka duke fituar dy ndeshjet me rezultat shumë të ngushtë, 75-71 dhe 81-80. Kjo na premton që finalja e madhe do të jetë spektakël i vërtet.

Në këtë sezon Buduqnosti e ka përfunduar sezonin në vendin e dytë me 22 fitore e humbje, teksa Zvezda ishte kampion në sezonin e rregullt me 23 fitore dhe 3 humbje.

Fituesi i ABA Ligës i siguron një biletë për kompeticionin më madhor në kontinentin evropian, Euroligë.

Burimi i lajmit: Klan Kosova