Në Spitalin e Pejës po trajtohen 21 pacientë me Covid-19, katër në gjendje të rëndë
1 min read

09:06 / E Premte, 28 Maj 2021 / A. S
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se 13 pacientë janë në oksigjeno-terapi, katër pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë.
“Të dhënat aktuale për pacientët me COVID-19, 21 pacientë me COVID-19 të shtrirë, 13 pacientë me COVID-19 në Oksigjeno-terapi, 0 pacient me COVID-19 në CPAP, 4 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.
Burimi i lajmit: IndeksOnline