December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

“Nën qiell të hapur” në “Lumbardh” për rigjallërimin e jetës kulturore – KOHA.net

3 min read

“Lumbardhi” tashmë ka prezantuar programin më të ri “Nën qiell të hapur”. Një seri ngjarjesh publike do të zënë vend në kinemanë e hapur prej 1 qershorit deri më 19 shtator, në përputhje me masat anti-COVID-19.

Nëpërmjet një komunikate për media “Lumbardhi” ka treguar se “Nën qiell të hapur” sjell në ekranin e madh të “Kino Bahçes” programin “KINO”, që përbëhet nga gjashtë programe të filmit, përfshirë një retrospektivë të Chris Marker, përzgjedhje nga kolektivi Habibi dhe shfaqje speciale çdo të mërkurë dhe të diele. Paralelisht është bërë e ditur se do të rikthehet programi muzikor “Variacionet e dëgjimit” me dy formate të reja të performancave të drejtpërdrejta – “Albumet Pandemike” dhe “Muzgu zanor”, si dhe me ripërtëritjen e “Tingujt në lëvizje” dhe “Sës-Mës”, që u prezantuan në vitin 2020.

“‘Nën qiell të hapur’ fillon më 1 qershor, me një ndërthurje dhe përzgjedhje të kujdesshme të filmave, muzikës, punëtorive, performancave, koncerteve, botimeve dhe bisedave, që synojnë ta rigjallërojnë jetën kulturore e shoqërore të pezulluar nga pandemia”, është shkruar në komunikatë.

Edi Gashi, zyrtar për komunikim në “Lumbardh”, ka thënë se programi do të rikthejë marrëdhënien e vazhdueshme me publikun nëpërmjet ngjarjeve, e me gjithë kufizimet do të ofrojë kontakt direkt. “Në këto rrethana, ku nuk mund të kemi ngjarje masovike, kemi tentuar të kemi larmi dhe numër më të madh të ngjarjeve, në mënyrë që programi si tërësi të mund të arrijë te profile të ndryshme të pjesëmarrësve”, ka thënë Gashi për KOHËN. Sipas tij, programi ka dalë si vazhdimësi e projekteve kërkimore dhe bashkëpunimeve që kanë filluar vitin e kaluar, me botime, ekspozita e biseda që ndërlidhen me njëra-tjetrën, përderisa janë përtërirë edhe programet tashmë tradicionale të muzikës dhe filmit. “Të gjitha pjesët e ndryshme i kemi kombinuar me një program të edukimit, i cili do të ndërlidhet me gjithë programet dhe kërkimet. Pavarësisht sfidave në proces të përgatitjes nga ekipet tona dhe bashkëpunëtorët e shumtë, ky program presim të realizohet me pjesëmarrje përmbajtjesore dhe të paralajmërojë ‘Lumbardhin’ me kapacitetin dhe intensitetin që do ta arrijë pas rivitalizimit të hapësirave të veta”, ka thënë Gashi.

Në komunikatë është bërë e ditur se sezoni i radhës shënon edhe hapjen e dy ekspozitave dhe publikimin e botimeve të realizuara nga projektet kërkimore “Kinofigurimi” dhe “Formimi i kombit”, si dhe prezantimin e punëve të artistëve të angazhuar në programin bashkëpunues QARK.

Në komunikatë është bërë e ditur se sivjet programit i shtohet edhe komponenti i ri edukativ që synon t’i interpretojë programet ekzistuese duke krijuar formate pjesëmarrëse e tërheqëse për të rinj. E po ashtu është treguar se programi po ashtu ndërvepron me festivalet dhe ngjarjet që ndodhin në atë kohë në Prizren, ndërsa forcon bashkëpunimet me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, si: “DokuFest”, “Autostrada Biennale”, Filharmoninë e Kosovës, “Protocinema”, “Qendra Multimedia” dhe “DAM Fest”.

© KOHA Ditore

Burimi i lajmit: Koha.Net