December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ngjarjet që pritet të zhvillohen sot në Kosovë – Sinjali

2 min read

Më poshtë keni të përgatitura të gjitha ngjarjet e datës 28 maj 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbi
26 mijë nxënës të klasave të nënta i nënshtrohen testit të arritshmërisë.
(Shkollat fillore në mbarë vendin, ora 09:00).

Vazhdon
ushtrimi ushtarak “DEFENDER – Europe 21” në Gjakovë. Merr pjesë, presidentja
Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj etj.
(Babaj të Bokës, Gjakovë, ora 10:00).

Komisioni
për Buxhet, Punë dhe Transfere miraton planin e punës së Komisionit për vitin
2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00).

Mbahet
mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve
të Kuvendit Komunal, objekti i ri i Komunës, ora 10:00).

Mbahet
mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Salla e
mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës, ora 10:00).

Mbahet
takimi i 199-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Pa praninë e mediave. (KPK,
ora 10:00).

Gjykata
Speciale mban konferencën e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit
dhe Nasim Haradinajt. (Ora 11:00).

Përurohet
libri “Zhvillimi Ekonomik dhe Shtetndërtimi” nga autori Ismail Kastrati.
(Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00).

Qendra
për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA në bashkëpunim me kompaninë Butterfly,
mban konferencë për medie për shënimin e Ditës së Higjienës Menstruale.
(Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00).

Klinika
e Neurologjisë dhe Shoqata e Neurologjisë së Kosovës, ju fton në shënimin e
Ditës botërore të Sklerozes Multiple 2021. (Amfiteatri i Dekanatit të
Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00).

Partia
Demokratike e Kosovës-Dega në Mitrovicë mbanë konferencë për media. (Në selinë
e partisë së degës në Mitrovicë, ora 11:00).

Ministri
i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ndan çmimet vjetore për teatër.
(Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 12:00).

Përzgjedhësi
i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, mban konferencë për media. (Hotel
“Emerald”, Prishtinë, ora 12:00).

Ambasadori
i Bullgarisë në Kosovë takohet me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini. Më pas
vazhdojnë vizitën në çerdhen “Ganimete Terbeshi” ku bëhet pranim-dorëzimi i
projektit të financuar nga Ambasada Bullgare. (Çerdhja “Ganimete Terbeshi”, ora
14:00).

Komisioni
për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planin e punës së
Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00).

Bëhet promovimi i librit të avokat Ramiz Krasniqit me titull “Ballë për Ballë me krerët e ShIK-ut”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 17:30). /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali