December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Nike shkëputi kontratën me Neymar-in shkaku i mosbashkëpunimit rreth akuzave për sulm seksual

1 min read

Nike ka thënë që e kishte përfunduar partneritetin me Neymar-in pasi ky i fundit kishte refuzuar të bashkëpunojë rreth akuzave ndaj tij për sulm seksual.

“Nike e përfundoi lidhjen me atletin sepse ai refuzoi që të bashkëpunojë në hetimin me mirëbesim të supozimeve të besueshme të keqbërjes nga një punëtor”, ka thënë Nike në një deklaratë të vonshme të enjten.

Kompania kishte njoftuar verën e kaluar që i kishte ndarë rrugët me përfaqësuesin e Brazilit, por nuk kishte dhënë arsye për këtë gjë.

Ata kishin raportuar që atëkohë ata ende i kishin edhe tetë vjet kontratë me yllin e Paris Saint-Germain-it.

Burimi i lajmit: Klan Kosova