December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Nis Testi i Arritshmërisë (FOTO)

1 min read

Në shkollat fillore të Kosovës, ka nisur Testi i Arritshmërisë, njofton Klankosova.tv.

Testet kanë arritur me kohë sipas menaxherit të qendrës në shkollën fillore “Dardania”.

Nxënësit e klasave të nënta do t’iu përgjigjen 100 pyetjeve nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.dhe do të marrin rezultatin pas 10 ditësh.

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta do t`i nënshtrohen këtij testi.

Testi i arritshmërisë mbahet në 155 qendra testimi në nivel vendi, ndërkaq për monitorimin e mbarëvajtjes së tij do të jenë të angazhuar mbi 2 mijë administratorë.

Burimi i lajmit: Klan Kosova