January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Nisma mban zgjedhjet sot, Sherifi: Limaj, kandidati i vetëm për kryetar

1 min read

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, do të jetë kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen sot (e shtunë).

Sherifi këtë e ka bërë me dije në emisionin ‘dPt te Fidani’, derisa është sqaruar edhe për rënien e Nismës në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Aktualisht vetëm z. Limaj do të jetë kandidat për kryetar të partisë”.

“Kur një parti politike arrin të marrë 50% të elektoratit dhe një iniciativë qytetarë, të mos i hyj në hak iniciativës Vjosa, sepse sigurisht edhe kontributi i listës së saj ia solli Vetëvendosjes 50%. Kur një grupim politik arrijnë të marrë 50%, natyrisht që do të dëmtohen ato parti që kanë bërë 70% të zgjedhjeve. 25% e partive të tjera kanë shkuar tek Vetëvendosja”, ka thënë Bilall Sherifi.

Nisma përmes një komunikate për media ka bërë me dije se më 29 maj do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor. Në të do të zgjidhet kryetari i partisë dhe Këshilli Kombëtar.

Burimi i lajmit: Epoka e Re