December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Një gardian në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë suspendohet nga puna, iu gjet substancë narkotike

1 min read

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së enjtes është ndaluar një gardian në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, pasi që të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur lëndë narkotike.

Sipas SHKK-së, lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast kanë konfiskuar lëndën narkotike, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë.

“Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga vendi i punës dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Burimi i lajmit: Klan Kosova