December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Njeriu që jetoi 152 vjet tregon sekretin e pijes magjike që mund ta gjejmë kudo dhe bën mrekullinë – Kosova Sot

2 min read

Thoma Parr, një fermer i vjetër anglez e ka pirë këtë pije dhe ka jetuar për 152 vjet rresht. Bëhet fjalë për hirrën, të cilën ai e përdorte vazhdimisht. Ajo përmban më pak se 1 përqind proteina dhe rreth 93 për qind ujë. Mund të përdoret si pjesë e regjimit të ngrënies së fëmijëve të porsalindur në vend të qumështit të gjirit, për shkak të ngjashmërisë që ka me të. Elementët kryesorë përbërës janë: kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, kobalti, mangani, vitamina, aminoacide dhe përbërës të tjerë të rëndësishëm.

Është një pije e përshtatshme veçanërisht për humbjen e peshës, sepse 100 gram hirrë përmban vetëm 26 kalori.

Pija më e shëndetshme për sëmundjen e mëlçisë

Çelësi për një shëndet të mirë është një mëlçi e pastër. Hirra është shumë e efektshme në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë. Duhet ta konsumoni shpesh nëse dëshironi të shmangni shqetësime të këtij organi.

Hirra përmban shumë alpha-lactalbumin, një komponent shumë i rëndësishëm që përmirëson humorin. Cisteina që gjentet te hirra është një antioksidant i cili përdoret për mbrojtjen e trupit nga infeksionet dhe toksinat.

Për humbjen e peshës

Hirra duhet të jetë pjesë e darkës tuaj. Ndryshe nga pijet e pasigurta me kafeinë, ajo është e pasur me elektrolite dhe njëkohësisht hidraton trupin. Ajo ka aftësinë të ulë presionin e gjakut dhe të shkrijë yndyrën e akumuluar në trup.

Përmirëson tretjen

Acidi laktik që gjendet në hirrë mund të zvogëlojë numrin e parazitëve dhe mikrobeve në sistemin e tretjes. Ph i saj i ulët e forcon punën e tyre

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot