December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Pamjet e para, ushtarët e FSK-së duke përdorur snajperë

2 min read

Forca e Sigurisë së Kosovës, është duke marr pjesë në ushtrimin Defender Europe 2021.

Ejup Maqedonci, Kolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka thënë se ushtrimi ‘Defender Europe 2021’ është ushtrim që drejtohet nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë dhe synim kryesor ka ngritjen e kapaciteteve profesionale si dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, aleatëve dhe partnerëve në këtë ushtrim.

Sipas Maqedoncit, ushtrimi ‘Defender Europe 2021’, shtrihet në tri zona kryesore në Ballkanin Perëndimor ku hyn edhe vendi ynë, në regjionin e Detit të Zi dhe regjionin Baltik.

“Për herë të parë në këtë ushtrim Kosova është vend pritës në mesin e 16 vendeve pjesëmarrëse si vende pritëse në ushtrinë ‘Defender Europe 2021’ nga gjithsej 27 vende që marrin pjesë me trupat e tyre në ushtrim. Këtë vit shtrihet në shumë lokacione dhe në përbërje të tij operojnë dhe trajnohen 28 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura nga vende të ndryshme të NATO-s dhe vendeve partnere”, tha Maqedonci.

Objektivat kryesore të ushtrimit ‘Defender Europe 2021’ për Kosovë sipas Maqedoncit janë: Ngritja e ndërvepruueshmërisë, rritja dhe zhvillimi i ndërveprueshmërisë me aleatët, validimi i kapaciteteve të para të këmbësorisë duke e realizuar ushtrimin fushor ku do të ushtrohen detyrat sulmuese stabilitetit dhe mbrojtëse, rritja e ndërvepruieshmërisë në aspektin e inteligjencës dhe marrëdhënieve civile ushtarake përmes pjesëmarrjes së pjesëtarëve tanë në ushtrimet në Kroaci dhe Shqipëri dhe në fund validimi i kapaciteteve të komandës të doktrinës dhe stërvitjes së FSK për të validuar kapacitetet e këmbësorisë.

Burimi i lajmit: Një Kombë