December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

“Pas emisionit je i vdekur”, Zeka thotë se është kërcënuar me jetë

1 min read

Gazetari Milaim Zeka ka bërë të ditur se është kërcënuar në rrjetet sociale.Zeka ka thënë se përmes një videoje në Tik-Tok është kërcënuar nga një person i cili thotë: “Pas emisionit të fundit je i vdekur”.

Zeka në Kanal 10 ka thënë se ky është kërcënim terrorist për shkak se po kërcënohet për shkak të mendimeve e analizave të tij.

Ai thotë se videoja është hequr, por policia tashmë e ka në dorë dhe po kryen hetimet./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press