Për çfarë e bëri krenar vajza miliarderin Zuckerberg? (FOTO)
1 min read
Themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg, sot e ka bërë të lumtur vajza e tij, Maxima.
Ai që numëron pasuri prej 118.9 miliardë dollarësh, ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social, ku shihet së bashku me të bijën pranë kompjuterit.
“Max e fitoi lojën e saj të parë të Civilization. Moment krenarie për babanë”, ka shkruar ai në lidhje me imazhin e postuar.
Civilization është një lojë strategjike ku përpiqesh të ndërtosh një perandori që do t’i rezistojë kohës.
Në një postim të vitit 2016, Zuckerberg tha se e ka luajtur këtë lojë që nga shkolla e mesme dhe madje vlerësoi që ajo ishte njëra ndër arsyet që zgjodhi të studionte inxhinieri.
Burimi i lajmit: Klan Kosova