Petkoviq i ankohet ambasadorit francez për siç i quan ‘sulmet ndaj kishave serbe’
1 min read
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq është takuar me ambasadorin e Francës në Serbi, Jean-Louis Falconi, për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe përpjekjet e Beogradit për të arritur një zgjidhje kompromisi në dialog me Prishtinë.
Në një deklaratë të zyrës së Petkoviqit theksohet se ai e informoi ambasadorin francez për siç i quan “sulmet në rritje ndaj serbëve dhe pasurisë së tyre dhe për përdhosjen dhe plaçkitjen pothuajse të përditshme të kishave serbe dhe manastireve”.
Ai theksoi se vetëm në dy muajt e fundit janë sulmuar 12 ndërtesa fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Ai thotë se “ çdo sulm ndaj faltoreve serbe në Kosovë shoqërohej nga retorika agresive, antiserbe e liderëve politikë në Prishtinë”.
Burimi i lajmit: Një Kombë