December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Presidentja e kryeministri vizitojnë FSK-në – GazetaBlic

1 min read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës, ku po njoftohen prej afër me aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Bashkë me ta po qëndron edhe bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i cili ka qenë i veshur me uniformë të FSK’së, si dhe është parë duke i analizuar armët.

Krerët e institucioneve do t’u adresohen sot ushtarëve në kampin ushtarak, ku prej 10 ditësh po qëndrojnë pjesëtarët e Forcës që janë pjesë e “Defender Europe 21”.

Operacionet e FSK-së në kuadër të kësaj stërvitje kanë filluar prej 17 majit dhe po zhvillohen në Devë e Babaj të Bokës, në Gjakovë.

Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21”.

LEXO EDHE:

Mblidhet Qeveria e Kosovës: Sonte pritet lehtësimi i masave anti-COVID

Burimi i lajmit: Gazeta Blic