Presidentja Osmani me bashkëshortin duke i survejuar armët e ushtrisë – Kosova Sot
1 min read
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjakovë, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun.
Ata kanë ndjekur nga afër aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21.

Lexoni edhe:
Merr flakë një banesë 3-katëshe, qyteti “pushtohet” nga tymi
Pamje nga këto aktivitete ka ndarë Osmani, në llogarinë e saj në Facebook.
Në disa prej videove që ka ndarë, Osmani dhe Sadriu shihen duke i survejuar armët e ushtrisë.
Ndryshe, operacionet e FSK-së në kuadër të kësaj stërvitje kanë filluar prej 17 majit dhe po zhvillohen në Devë e Babaj të Bokës, në Gjakovë.
Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21”.
(Kosova Sot Online)
Burimi i lajmit: Kosova Sot