December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Prishtinasi godet me veturë dy gra, ik nga vendi i ngjarjes por shkakton dy aksidente

1 min read

Një burrë nga Prishtina ka goditur me veturë dy këmbësore, duke iu shkaktuar lëndime të rënda.

Pas këtij aksidenti, ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes ka shkaktuar edhe dy aksidente të tjera në komunikacion.

Policia ka bërë me dije se i njëjti kishte paraqitur rast në polici për vjedhjen e veturës, por që më pas e kishte pranuar se e ka fshehur rastin në fjalë

“Rr. Vicianumi ,Prishtinë, 26.05.2021-18:10.Raportohet për aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti me drejtues mashkull kosovar dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasoj e saj i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion e braktis veturën duke e lënë. I dyshuari e kishte paraqitur rasti se ju kishte vjedhur vetura e tij. Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në S .Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Burimi i lajmit: IndeksOnline