December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Propozohet organizimi i dasmave dhe heqja e maskave në Maqedoni – Telegrafi

2 min read

Gjatë ditës së sotme Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot mori vendim që në Shtabin e Krizës të propozojë disa masa lehtësuese.

Nga KSI thonë se pandemia dobësohet dhe nga java në javë numri i rasteve aktive po bie. Më poshtë i keni propozimet e propozuara:

* Nga 1 qershori, maskat të mos jetë të obligueshme në hapësira të hapura Maskat në vende të mbyllura, transport publik dhe gjithkund ku nuk mund të mbahet distanca e rekomandohet duhet të mbesin obligative.

* Të lejohet grupimi në hapësira të hapura. Gjatë grupimit të më shumë personave të mbetet rekomandimi që të mbajnë maska mbrojtëse.

* Të lejohet organizimi i dasmave dhe festave në hapësira të hapura me 50% të kapacitetit në pjesën e hapur, por jo më shumë se 100 mysafirë. Maksimumi i mysafirëve në një tavolinë të jetë 6.

* Ndeshjet sportive që luhen në hapësira të hapura të luhen me publikë por vetëm me 30% të kapacitetit të studionit.

* T’u lejohet objekteve hotelerike të pranojnë 6+ mysafirë në një tryezë, ndërsa kufizimet e tjera të mbesin në fuqi.

* Ora policore të mbetet në fuqi.

* Gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme, KSI në bashkëpunim me organizatorët e ngjarjeve do të punojë në precizimin e protokolleve në hapësira të hapura, ndërsa pas 15 qershorit, sipas protokolleve do të lejohen edhe organizimi i ngjarjeve.

“Gjendja është stabile, por përvoja na tregoi se shumë lehtë mund të përkeqësohet gjendja nëse nuk respektohen masat ashtu siç janë paraparë”, tha Filipçe duke u bërë thirrje qytetarëve dhe personave juridik që të respektojnë rekomandimet./Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi