December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Reagojnë shqiptarët e Turqisë ndaj presidentit çek për kërkim faljen ndaj Serbisë

2 min read

Shqiptarët e Turqisë, mbase për herë të parë, janë deklaruar publikisht kundër një presidenti tjetër, duke shprehur mospajtime sa i përket qëndrimit të tij në lidhje me fushatën ajrore të NATO-s në Serbi.

Presidenti i Republikës së Çekisë, Milosh Zeman, i cili u takua me pesidentin Aleksander Vuçiç, në Pragë, më 18 maj 2021, i kërkoi falje atij për ndërhyrjen e NATO-s gjatë gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, më 1999.

E shkrimtari Qamil Bytyqi i cili jeton dhe vepron në Turqi ka reaguar menjëherë ndaj deklaratës së presidentit Çek.

Bytyqi ka shkruar se si shkak i zbatimit të politikave të një gjenocidi të Milloshoviqit, shumë shqiptarë janë detyruar të lëshojnë trojet e tyre.

“Ne, rreth 5 milionë shqiptarë që jetojmë në Turqi, jemi detyruar të emigrojmë si rezultat i zbatimit të politikave të njëjta gjenocidi para Millosheviqit, në Jugosllavi”, ka shkruar Bytyqi.

Tutje ai shtoi se shqiptarët e Turqisë e dënojnë deklaratën e  kërkim faljes së Presidentit Çek ndaj Serbisë.

“Ne si shqiptarë të Turqisë dënojmë këtë deklaratë të Presidentit të Republikës Çeke, Milosh Zeman, i cili i kërkoi falje Slobodan Millosheviçit, i cili organizoi gjenocidin në Kosovë”, përfundoi Bytyci.

Ndryshe, presidenti serb, Vuçiç ishte anëtar i Qeverisë së Millosheviçit kur gjenocidi u krye në Kosovë, më 1999. Edhe Republika Çeke si anëtare e NATO’së mori pjesë në ndërhyrjen në Serbi. Kërkim falja e Presidentit të Republikës së Çekisë nuk është mendim zyrtar i Qeverisë së Republikës së Çekisë.

Burimi i lajmit: Një Kombë