December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Reshje të dendura të shiut edhe në Drenas, ekipet emergjente pastrojnë kanalet atmosferike – GazetaBlic

1 min read

Reshjet e dendura të shiut që filluan dje dhe po vazhdojnë edhe sot kanë përfshirë edhe Drenasin.

Atje, rrjeti i disa kanaleve atmosferike, nuk ka mundur t’i përcjell të reshurat dhe uji ka dalë ne sipërfaqe.

Megjithatë, ky problem është sanuar nga njësitet emergjente.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka njoftuar menjëherë shërbimin e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente dhe kanë dal në terren për të pastruar kanalet atmosferike dhe tani rruga kryesore Drenas-Komoran është e kalueshme”, thuhet në një njoftim.

LEXO EDHE:

Gjendja e rënduar pas vërshimeve, Gjilani kërkon nga Qeveria krijimin e një fondi emergjent

Burimi i lajmit: Gazeta Blic