December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ronaldo iu ka treguar shokëve se dëshiron të largohet nga Juventusi – Kosova Sot

1 min read

CR7 dëshiron të ndërrojë ambient. Sporting Lisbona duket si një destinacion i mundshëm për portugezin.

Cristiano Ronaldo, sipas Marca, iu ka treguar shokëve të Juventusit se dëshiron të largohet gjatë merkatos së verës.

CR7 ka kontratë edhe 12 muaj me “Zonjën e Vjetër”, por sipas mediave në Itali, Spanjë dhe Portugali, dëshiron të rikthehet te ish-klubi ku nisi gjithçka, Sporting Lisbona.

Ronaldo e mbylli sezonin e tretë me Juven me 36 gola në 44 paraqitje.

Në total, gjatë tri sezoneve në Itali, ai ka bërë 133 paraqitje, ka shënuar 101 gola.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot