December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ronaldo nuk e do rikthimin e Allegrit te Juventus – GazetaBlic

1 min read

Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur me mundësinë e kthimit të Massimiliano Allegri në Juventus për të zëvendësuar Andrea Pirlo.

Sipas Gazzetta dello Sport, Ronaldo i ka kërkuar agjentit, Jorge Mendes të fillojë bisedimet me Paris Saint-Germain. Ronaldo ka ende një vit tjetër kontratë me Juventus por lojtari mund të largohet herët nga Torino, shkruan GazetaBlic Sport.

Portugezi këtë edicion shënoi 28 gola në 43 ndeshje.

Kur Allegri ishte në krye të Juventus ishte sezoni i tij më i keq në tre vitet e tij në Torino.

Juventus ka konfirmuar lajmin se Andrea Pirlo nuk do të jetë me trajner i Juventus, ndërsa Allegri është shumë pranë rikthimit te “Zonja e Vjetër”.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic