December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Rusia e quan ‘gabim politik’ vendimin e SHBA-ve për të mos u ribashkuar me paktin e armëve

2 min read

Rusia e ka cilësuar si gabim politik vendimin e SHBA-ve për të mos u ribashkuar me paktin e kontrollit të armëve të “Qiejve të Hapur”, i cili lejon fluturime të paarmatosura të mbikëqyrjes mbi vendet anëtare.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, Shtetet e Bashkuara i thanë Rusisë të enjten se nuk do të bashkohen me paktin, të cilin Uashingtoni e la në nëntor, duke akuzuar Rusinë për shkeljen e tij, diçka që Moska e mohoi më vonë.

Vendimi fillestar për të lënë paktin u mor nga administrata e presidentit të atëhershëm të SHBA-ve,  Donald Trump, njofton Euroneës, transmeton Klankosova.tv.

Sipas agjencisë së lajmeve RIA, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se Moska ishte e zhgënjyer, por jo e befasuar plotësisht nga vendimi i presidentit Joe Biden.

“Sigurisht që nuk na bën të lumtur, është zhgënjyese sepse SHA-të kanë humbur një shans tjetër për të dhënë një kontribut pozitiv në detyrën e forcimit të sigurisë në Evropë,” tha Ryabkov.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, do të zhvillojnë një samit në Gjenevë muajin tjetër.

Ndërkaq traktati, i cili u nënshkrua në 1992 dhe hyri në fuqi në 2002, lejon kombet të kryejnë fluturime të vëzhgimit me njoftim të shkurtër, të paarmatosur në të gjithë territorin e palëve të tjera.

Qëllimi i traktatit, i cili lejon kombet të mbledhin informacion mbi forcat ushtarake të njëri-tjetrit, është rritja e transparencës dhe ndërtimi i besimit midis vendeve.

Burimi i lajmit: Klan Kosova