May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Rusia ua mohon hyrjen aeroplanëve që deshën ta shmangin Bjellorusinë

1 min read

Rusia ua ka mohuar hyrjen dy aeroplanëve pasi që planifikonin ta shmangnin fluturimin mbi Bjellorusi për të arritur në Moskë.

Air France dhe Australian Airlines është dashur t’i anulojnë shërbimet e tyre pasi që planet për fluturim ishin prishur nga Rusia, shkruan BBC.

Disa prej linjave ajrore po i shmangin hapësirat ajrore bjelloruse si protestë ndaj qeverisë ruse që e kishte detyruar një aeroplan të aterojë në Minsk të dielën.

Rusia është aleat i fuqishëm i Bjellorusisë, dhe mbetet përkrahëse e ish-shtetit sovjetik dhe qeverisë së tyre.

Burimi i lajmit: Klan Kosova