January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Shaqir Totaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit – GazetaBlic

1 min read

Tashmë është zyrtare që Partia Demokratike e Kosovës, do ta emëroj Shaqir Totajn si kandidat të saj për kryetar të Prizrenit.

Këtë e konfirmuan burime të portalit “Gazeta e Prizrenit”.

“Po dega është përcaktuar për Totajn”, tha burimi, duke njoftuar se nesër PDK bën edhe zyrtarizimin e kandidatit për Prizren.

Prezantimi do të bëhet nga kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Në ora 13:00, në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të mbahet edhe konferenca për prezantimin e kandidatit, ku parashihet edhe transmetim direkt në televizione nacionale.

PDK nesër zyrtarizon kandidaturat për kryetar komune në Prizren dhe Fushë Kosovë

Burimi i lajmit: Gazeta Blic