December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

ShBA-ja dhuron teste rapide për komunat e Kosovës

1 min read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës teste rapide Atigjen në vlerë prej 476 mijë dollar.

Në njoftimin për medie, AKK-ja ka treguar se testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dje i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës Teste Rapide Atigjen në vlerë prej 476.000$  me përkrahjen e programit për Ndihmë Humanitare #EUCOM. Testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme. Koloneli Steve Rose dhe Majorja Courtney Olson ishin të pranishëm gjatë këtij dhurimi së bashku me Z.Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. #SëBashkuMëTëFuqishëm”, është thënë në njoftimin e AKK-së.

Burimi i lajmit: Epoka e Re