May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

SHBA-ja e njofton Rusinë se nuk do t’i ribashkohet Traktatit të Qiejve të Hapur – Sinjali

1 min read

Shtetet e Bashkuara e kanë njoftuar Rusinë se nuk do t’i bashkohen përsëri një pakti për kontrollin e armëve.

Traktati
i Qiejve të Hapur lejon fluturimet vëzhguese ajrore mbi zonat ushtarake të
vendeve pjesëmarrëse.

Departamenti
i shtetit tha se Traktati i Qiejve të Hapur “është minuar për shkak të
shkeljeve nga ana e Rusisë”.

Rusia
mohon akuzat dhe pritet që Moska gjithashtu të tërhiqet këtë vit nga traktati.
Ministria e Jashtme ruse konfirmoi se ishte informuar për vendimin nga ana e
SHBA-së.

Më shumë se 30 vende marrin pjesë në traktatin i cili hyri në fuqi në vitin 2002. /GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali