December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Sklerozë Multiple, ofrohem mbështetje për këta pacientë – KosovaPress

4 min read

Në prani të profesionistëve shëndetësorë dhe pacientëve sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple. Derisa ministria e Shëndetësisë ofron mbështetje për këta pacientë, nga profesionistët shëndetësor të kësaj sëmundje kërkohet më shumë përkrahje për projekte që u dalin në ndihmë pacientëve të prekur me Sklerozën Multiple.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha tha politikat shëndetësore të kësaj ministrie do jenë në mbështetje të qytetarëve të prekur nga kjo sëmundje.

“Qeveria e Kosovës dhe ministria e Shëndetësisë mbeten partnere për të mbështetur qytetarët  e saj të prekur me sklerozë multiple dhe për të ndihmuar në klimës dhe mjedisit kur ata mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në komunitetin dhe vendet e tyre të punës[…]MSH në kuadër të politikave të saj i del në ndihmë këtij numri të qytetarëve të prekur nga skleroza multiple në një anë, por edhe përmes punëtorëve profesionistëve shëndetësor të specialitetit përkatës në anën tjetër. Kjo ndihmë konsiston në ofrimin e shërbimeve sa më të cilësore për të prekurit dhe kthimin e dinjitetit, krijimin e kushteve të punës,  respektimin e orarit dhe jo vetëm të profesionistëve shëndetësor. Kjo sëmundje kërkon detektim të hershëm, shërbim kompetent medikamente por mbi të gjitha pranim të gjerë shoqëror të të prekurve”, tha ajo.

Ndërsa,  kryetari i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, Afrim Blyta tha se sistemi shëndetësor në Kosovë ka teknologji, medikamente dhe mjekët e duhur për trajtimin e Sklerozë Multiple.

Por sipas tij mungon një sistem ku integrohen hallkat shëndetësore dhe kjo e bënë shëndetësinë e Kosovës të dobët.

Blyta po ashtu kërkoi mbështetjen e ministrisë së Shëndetësisë për projektin e trombolizës.

“Sot ne kemi një Klinik Neurologjike të pajisur me një teknologji të jashtëzakonshme  imazherike jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, kemi medikamente të jashtëzakonshme dhe vetëm trajtimin e epilepsisë ata që janë me këtë sëmundje i kanë në dispozicion mbi 30, ndërsa kur flasim për kuadrin kemi një kuadër jashtëzakonisht mirë të përgatitur të gatshëm me i bënë ballë cunamit të informatave që marrim çdo ditë[…] Në Kosovë kurrë nuk kemi pasur mjekë më të mirë sesa që kemi sot, nuk kemi pasur teknologjisë më të mirë se sa që kemi sot, në Kosovë nuk kemi pasur kurrë medikamente që kemi sot. Por në Kosovë fatkeqësisht kurrë nuk kemi pasur mjekësi më të dobët sesa që kemi sot. Pse  i kemi hallkat e shpërndara të cilat nuk janë të integruara në diçka që quhet sistem e kush e ndërton sistemin  e ndërtojnë njerëz të cilët nuk kanë interesa personale dhe kanë qëllimin emirë në momentin kur këto hallkat piqen me njeriun që nuk ka interesa personale piqet sistemi”, tha Blyta.

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmendin Shala tha se fal ndihmës nga shteti  dhe kërkesave të tyre si profesionistë shëndetësor kanë arritur frenimin e progresit të sëmundjes së Sklerozës Multiple tek mbi 00 pacientë.

Ai kërkon shtim të hapësirave për realizimin e projekteve të kësaj klinike me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve mjekësore.

“Kemi një arritje shumë të madhe fal dorës së shtetit ne sot në trajtim për frenimin e progresit të sëmundjes I kemi mbi 300 pacientë që është numër impozant në trajtimin e kësaj sëmundje dhe   po të mos ishte dora e shtetit dhe kërkesat tona të arsyeshme sot kjo ditë do dukje si ditët tjera të viteve të kaluara[…]Është ndërtuar një pjesë jashtë Klinikës që është mjaftë e pajisur edhe me aparatura dhe personel të kualifikuar që mund projekti nacionale të implementohet në tërësi. Dikush po ta dëgjoj si fjalë do thoshte është e  lehtë të menaxhohet kjo unë vetëm me iu thënë se një pacientë për tu menaxhuar brenda ditës kërkon  7 orë dhe këtë e bënë një ekip prej neurologëve dhe një tekniku dhe çdo ditë 2 pacientë ekzaminohen nga pjesa radioliogjike që është në Klinikën tonë“, tha ai.

Burimi i lajmit: Kosova Press