December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Si asnjë tjetër/ Princi Philip fut në testament edhe tre punonjësit e tij, ja pasuria marramëndëse që u la

2 min read

Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.

Për t’i thënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotografë dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”.

“Lilibet” është një nofkë që Mbretreshës ia kanë vendosur kur ajo ka qenë fëmijë dhe Duka i Edinburgh e përdorte kur i drejtohej bashkëshortes me përkëdheli në letrat e tij. Elizabeth u shfaq e vetme gjatë funeralit, për shkak të rregullave anti-Covid dhe në ceremoni morën pjesë vetëm 30 persona.

Megjithatë, Princi Philip vazhdon të ketë respektin e shumë personave edhe pas shuarjes së tij. Si asnjë mbretëror tjetër, ai la një pasuri të konsiderueshme në testament për tre punonjësit e tij më të besuar.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, ai ka lënë 42 milionë dollarë pasuri për sekretarin e tij privat Brigadier Archie Miller Bakewell, William Henderson dhe shërbëtorin Stephen Niedojadlo.

“Ndryshe nga disa mbretërorë të tjerë, Princi Philip është treguar bujar edhe me njerëzit që i kanë qëndruar afër por që s`janë të familjes”, tha një burim.

Burimi i lajmit: Një Kombë